Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të tunelit të Elbasanit. Një punonjës i policisë është përplasur nga një automjet që lëvizte me shpejtësi të lartë.
Mësohet se efektivi Ferdinand Brahja bashkë me një koleg të tij ishin thirrur për një aksident në tunelin e Elbasanit. Por sapo kanë mbërritur në vendngjarje e kanë zbritur nga makina e tyre, një automjet ka përplasur efektivin Brahja.
Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës pasi gjendja e tij paraqitet shumë kritike për jetën.
BURIMI https://joq-albania.com/