“Na lini të kërcejmë”/ Bora Zemani nuk e fsheh më, publikon foto me Donaldin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Moderatorja Bora Zemanu, ka hedhur poshtë të gjithë “zërat” e fundit në lidhje me aktorin Donald Veshaj, duke publikuar një foto me të në ‘Instagram”, ku shkruan “Na lini të kërcejmë”.

Siç duket nga fotoja, moderatorja duket se do të jetë e ftuar në studion e emisionit “Më lër të flas”, i cili pritet të nisë më 1 tetor.

Bora dhe Donaldi janë vipat më të përfolur të shoë bizz-it së fundmi, pas gjithë ngjarjeve që ndodhën në “Big Brother VIP”.

Duket se “çifti” tanimë nuk kanë problem ta pranojnë se janë rikthyer me njëri-tjetrin. Vetëm disa ditë më parë, moderatorja ndau një tjetër video në rrjete sociale ku teksa ndodhet në makinë këndon këngën popullore dedikuar Vlorës (Donaldi është nga Vlora siç dihet tanimë).

Në video ajo ka dashur të na tregojë se në makinë me të është dhe aktori pasi në sfond dëgjohet një fishkëllimë dhe Bora sheh nga krahu i shoferit të makinës duke qeshur edhe pse nuk i zbuloi fytyrën.

Donald Veshaj me rastin e ditëlindjes së tij, më 1 shtator, publikoi këngën e tij më të fundit si një surprizë për ndjekësit. “Hesht” mban titullin projekti më i ri dhe nga teksti i këngës ne na u duk si një kërkim falje për historinë e tij aq të bujshme të dashurisë që tanimë është konfirmuar ribashkimi.

Scroll to Top