Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gjykatësit dëgjuan përpjekjet e saj të shumta për ta kontaktuar dhe për të zbuluar se ku jetonte kur udhëtoi drejt fshatit të vogël Hartland në Devonin verior në Janar. Catherine i dha fund përndjekjes vetëm kur i mbaruan paratë dhe iu desh të kthehej në shtëpinë e saj në Lisburn.
Policia në Irlandën veriore e këshilloi gruan për sjelljen, por më pas ajo i shkroi trupës https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative të vendit ku jeton psikoterapisti duke deklaruar se ai e kishte mashtruar, përfituar prej saj dhe pasur një marrëdhënie jo korrekte me të.
Më pas, Hatt i tërhoqi të gjitha akuzat dhe tha se ai nuk kishte bërë asnjë veprim. Kjo ndodhi përpara se në Mars të rikthehej në Hartland dhe ta telefonte disa herë në ditë. Ajo deklaroi edhe se e donte dhe fantazonte ta takonte në pyll.
Catherine u arrestua dhe në një intervistë pranoi se ishte “e afeksionuar dhe e fiksuar” me të. ajo shpërtheu në lot kur iu tha se ai nuk donte ta takonte. Urdhri i Mbrojtjes së Sigurisë do t’i garantojë terapistit siguri për karrierën e tij.
Gjykatësit miratuan urdhrin e mbrojtjes për pesë vjet me arsyetimin se: “Ajo përbën rrezik për të, reputacionin profesional, mirëqenien dhe statusin social”. Ata shtuan se terapisti ndihej si “një i burgosur brenda shtëpisë së tij”, çka ishte e papranueshme.
Catherine Hatt nuk ndodhej në gjykatë dhe çështja u paraqit në mungesë të saj, pasi nuk mori pjesë në seancën dëgjimore dhe më parë dosja ishte vendosur dy herë në axhendën e ditës./tvklan.al