Vrasja e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve të 25 prillit, publikohen për herë të parë pamjet nga momenti i krimit

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Janë publikuar për herë të parë pamjet e e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në emisionin “Në Shënjestër’ të gazetares Klodiana Lala.

Ngjarja ndodhi më 21 prill 2021 në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan. Siç shihet nga pamjet ekskluzive të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, ka pasur përplasje midis dy grupeve të militanteve.

Po ashtu në pamje shihet se grupi i ruajtjes së votave i angazhuar nga PD bllokon një makinë që sipas tyre kishte lista me pagesa dhe para.

Nga pamjet shihet Arber Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani që më pas humb jetën. Në ngjarjen në fjalë që bë ‘mollë’ sherri mes palëve politike, u plagosën dhe tre persona të tjerë, mes tyre një efektive policie.

Aktualisht çështja është në gjykim, ndërkohë që autori i dyshuar, Arber Paplekaj ndodhet pas hekurave.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka vendosur masën e pezullimit për gjashtë efektivët e “Shqiponjave”, të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditën para zgjedhjeve të 25 prillit. /news24

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *