JiL.al - Jeto i Lumtur

Po ngiste makinën në kundërvajtje? Alketa Vejsiu reagon pas videos që u bë virale

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Alketa Vejsiu ka reaguar për herë të parë pasi një video ku shihej duke ngarë makinën në kundërvajtje qarkulloi në rrjet.

“Nuk ka histori aty. Është thjesht një titull abuziv për të shkaktuar polemika dhe për të gjeneruar klikime dhe për ta politizuar Alketën. nuk kam lidhje me politikën dhe nuk do të ketë asnjëherë. Alketa është artiste në shpirt dhe në profesionin e saj, është dhe sipërmarrëse e thjeshtë.

Ka të tjerë që bëjnë gjëra më të mëdha se unë. Si sipërmarrëse paguaj taksa dhe gjeneroj vende të reja pune mundohem të furnizoj me punë industrinë. Ky është kontrubuti im modest që jap për industrinë ku unë operoj kështu që mos e ngatërroni politikën dhe emrat e politikanëve me parkimin e makinës sime qoftë i drejtë apo i gabuar.

Jo më larg se dje, kisha dalë nga vendi i parkingut dhe po prisja që të lirohej një vend aty. Nuk isha në lëvizje, në kundravajtje. Isha parkuar në anë të rrugës. Nuk kishte trafik, nuk po lëvizja dhe kisha të drejtë të përdorja telefonin se isha ndaluar. Gjithmonë kur gaboj kërkoj falje por në këtë rast nuk kam.”, tha ajo. 

Scroll to Top