JiL.al - Jeto i Lumtur

Bora dhe Donaldi publikuan foto, reagon për herë të parë Beatrix Ramosaj, ja mesazhi i koduar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Heshtja e Beatrix Ramosaj pas fotos së çiftit Bora Zemani-Donald Veshaj nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë.

Këngëtarja ka reaguar për herë të parë pas fotos që theu rrjetin duke publikuar një sërë fotosh në Instagram ku shfaqet e veshur mjaft sensuale.

Dhe sigurisht nuk ka munguar një mbishkrim pikant. “Krejt toksinat Ramosaj ty t’i shëron”- shkruan Beatrix krahas fotove duke u interpretuar si një thumb.

Sikurse kanë bërë prej muajsh, Donald Veshaj dhe Bora Zeman i ‘thyen’ sërish rrjetin të martën. Të buzëqeshur dhe me mesazhin e thjeshtë “Na lini të kërcejmë”, ata zyrtarizuan kështu ribashkimin e tyre.

Moderatorja do të jetë e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj që nis më 1 tetor. Pak pas foto është publikuar edhe promoja e emisionit “Më lër të flas”. Nga sekuencat e intervistës kuptohet se ata kanë folur për të gjitha.

Duke u ndalur te raporti i saj me Donaldin, Bora rrëfen vështirësitë e problemet. “Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thonim njëri-tjetrit. “-thotë Donaldi.

Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës.

Mes të tjerash Romeo e pyet moderatoren nëse është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”, përgjigje që do e marrim ditën e transmetimit të emisionit.

Kjo vjen pak javë pasi Semi Jaupaj postoi një foto me çiftin në ‘Sunny Hill Festival”.

Më pas moderatorja dhe aktori ndërmorën një hap tjetër drejt njëri-tjetrit dhe filluan të ndiqen në rrjetin social Instagram.

Bora dhe Donaldi publikuan foto, reagon për herë të parë

Scroll to Top