Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ylli i filmave, Brad Pitt dhe modelja Emily Ratajkowski duket se janë më seriozë sesa u raportua fillimisht.
Sipas ‘People‘, aktori 58-vjeçar fitues i çmimit “Oscar” dhe modelja 31-vjeçare duket se nuk po ndahen nga njëri-tjetri.
“Ata po kalojnë shumë kohë së bashku”, tha një burim i afërt me çiftin, shkruan DailyMail.
Të dy u raportua për herë të parë se kishin nisur në lidhje romantike në fund të gushtit. Por i njëjti burimi tha gjithashtu se askush nuk e di nëse kjo marrëdhënie do të zgjasë.
“Miqtë nuk janë të sigurt nëse është serioze. Ata nuk duket se janë zyrtarisht si çift”, tha tutje ky burim.
Dallimi në moshë është i dukshëm. 31-vjeçarja, Emily është vetëm 10 vjet më e madhe se fëmija i tij i parë, Maddox Jolie-Pitt, të cilin ai e ka me ish-bashkëshorten Angelina Jolie.
“Njerëzit kanë spekuluar për këtë për një kohë. Brad nuk po takohet me askënd. Pitt dhe Ratajkowski janë parë disa herë së bashku”, ka thënë një tjetër burim.
Ndërkohë, Pitt është i divorcuar nga Jolie, por ai ende po debaton me të për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Dy nga fëmijët janë të rritur – Maddox është 21 vjeç dhe Pax është 18. Por ka katër fëmijë të tjerë: Zahara, 17, Shiloh, 16 dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 14 vjeç.
Një nga të vetmet femra me të cilat duket se ka dalë Pitt që nga ndarja me Jolie është modelja Nicole Poturalski.
Ndërkohë, Emily së fundmi bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard mes pretendimeve se ai kishte tradhtuar. Ish-çifti bashkë kanë një djalë.