JiL.al - Jeto i Lumtur

A ka influencë ruse apo kineze në Shqipëri? Kim: Po, prandaj është koha që shqiptarët të…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ambasadorja e shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka folur në lidhje me financimet ruse në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Europës.

Në një intervistë për “Opinion”, Kim tha se ka ardhur koha sërish që qeveria dhe populli shqiptar duhet të zgjedhin mes perëndimit dhe lindjes.

E pyetur nga moderatori i emisionit se a ka ndikim rus dhe kinez në Shqipëri, Kim tha se po ka një ndikim, prandaj është koha që shqiptarët të qëndrojnë dhe të bashkëpunojnë me perëndimin.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Ka qenë lajm i madh vizita juaj tek partia e ish-presidentit meta, cili ishte qëllimi i vizitës?

Kim: Ky është një vit domethënës. Vitin e kaluar festuam 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, këtë vit festojmë 100 vjetorin, në 46 SHBA-të u larguan për një periudhë të gjatë, pastaj kemi vitin 97-të për shkak të dhunës në vend.

Fevziu: Por Mariza Lino ka qenë këtu në atë kohë?

Kim: U largua, dhe u rikthye sërish.

Por sot Shqipëria dhe SHBA-të ulen bashkë në Këshillin e Sigurimit, u ndjeva krenare kur pashë Xhaçkën dhe Blinkenin bashkë. Në Korrik u shapllën negociatat formale për hyrjen e Shqipërisë në BE, ky është lajm i madh, po aq i rëndësishëm sa kur hyri në NATO.

Fevziu: Por SHBA-të e mbështetën fort?

Kim: Ne gjithmonë e mbështesim Shqipërinë në integrimin., SHBA-të duan që të jetë në krahun tonë.

Fevziu: Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç perëndimit?

Kim: Nuk do ta thoja këtë, duhet të bëni zgjedhje, duhet të zgjidhni.

Fevziu: Zgjedhje?

Kim: Në fund të vitit 1920 Shqipëria u nda nga Perandoria Osmane, SHBA-të u qëndruan në krah. Në fund të Luftës së II Botërore komunistët bënë zgjedhje komuniste. Në 1991 Shqipëria zgjodhi sërish. Pra duhen bërë zgjedhje sërish. 31 vite pas komunizmit qeveria dhe populli shqiptar duhet të zgjedhin sërish.

Fevziu: Mendoni se kemi dyshime?

Kim: Kur sheh dobësim të institucioneve politike them se po. Mendoj se udhëheqësit duhet të marrin një drejtim, prandaj insistojmë tek reforma në Drejtësi.

Fevziu: Sidomos një demokraci të re si Shqipëria?

Kim: Pikërisht kanë kaluar vetëm 31 vite, që nuk është aspak kohë e gjatë.

Fevziu: Është botuar një lajm për financimet e Rusisë nëpër botë. Sipas VOA ky raport thotë se në Shqipëri janë dhënë 500 mijë dollarë, çfarë informacioni keni më shumë nga ne për këtë lajm?

Kim: Nuk kam ndonjë gjë më shumë për të bërë publike. Situata ën Shqipëri nuk është unike, kemi parë qeverinë ruse kudo nëpër botë të minojë demokracinë. E kanë bërë dhe në Europë e kanë bërë dhe në SHBA.

Fevziu: Po dhe në SHBA, kishte një hetim?

Kim: Në fund të vitit të kaluar filluam të ndanim informacion se çfarë Rusia po bën në Ukrainë, se çfarë po bën kudo nëpër botë.

Fevziu: A e ndatë me Shqipërinë?

Kim: Po ndajmë informacion me demokracitë nëpër botë, por dhe me publikun. Prej vitit 2014-të qeveria ruse ka shpenzuar 300 milionë dollarë. Vetëm një sasi e vogël që rusët paguajnë për të korruptuar median, politikanët, për të përhapur dezinformim.

Qëllimi pse e ndajmë këtë informacion është të themi se ne e kemi përjetuar ju e keni përjetuar dhe duhet të ndërmarrim hapa. Javën e kaluar takova kreun e KQZ, dhe mesazhi kryesor ishte duhet të ndërmerrni hapa për tu mbrojtur nga financimet ruse, si dhe për vendosjn e masave për pastrimin e parave.

Fevziu: Pse zyrtarët amerikanë kanë përmendur vetëm Shqipërinë, Bosnjën, Madagaskarin, pse Shqipëri?

Kim: Nuk mund të komentoj. Por mendoj se është ilustrim i rreziqeve që na kanosën.

Fevziu: PD ka bërë një deklaratë dje se asnjë cent nuk ka dalë nga PD nga ai drejtim, në rastin Muzin?

Kim: Nuk e kam parë deklaratën.

Fevziu: A ka influencë ruse apo kineze në Shqipëri?

Kim: Ata janë përpjekje të vazhdueshme për të ndikuar.

Fevziu: Keni informacion.

Kim: Po.

Fevziu: Edhe në media?

Kim: Po.

Scroll to Top