JiL.al - Jeto i Lumtur

Zbardhen bisedat/ Si policja e infiltruar spiunonte për llogari të bandave shqiptare në Greqi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Janë zbardhur bisedat që Esmin Ferhati ka kryer me anëtarët e tre bandave që ai drejtonte në Greqi, në zonën e Atikës.

30 vjeçari Ferhati dhe 31 pjesëtarët e bandave që ai drejtonte u arretuan tre ditë më parë nga policia, ndërsa “koka” e bandës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pas plagosjes me armë nga oficerja e policisë, në tentativë për tu arratisur.

Ndërsa janë pikasur pjesët nga bisedat e polices së infiltruar e cila spiunonte për llogari të bandave shqiptare.

Gjeorgjia 22 vjeç është arrestuar, ndërsa mësohet se ajo kishte lidhje dashurie me djalin që në bandë quhet Xhulio dhe sipas hetimeve konsiderohet si krahu i djathtë i Eskos, pseudonimi i Esmin Ferhatit.

Duke qenë se 22- vjeçarja Gjeorgjia ishte në një lidhje dashurie me “Xhulion”, krahun e djathtë të “Eskos”, grupi i grabitësve shqiptarë e shfrytëzonte atë për të marrë informacione nga aksionet që parashikoheshin të ndodhnin për kapjen e tyre.

Në atë kohë, 22- vjeçarja greke ishte një punonjëse e provës në komisariatin e “Zografou”. Në orën 00:02 të datës 29 janar 2022, punonjësja praktikante e Policisë ka kontaktuar me telefon me

Vasilin dhe nga biseda rezulton se ajo e ka informuar me terminologji të koduar se “Esko” po monitorohej nga autoritetet policore, raporton protothema.gr.

BISEDA

Vasil: Hajde, fol.

Gjeorgjia: Të të them çfarë po bën?

Vasili: Këtu jemi ulur po na çmendin …kush është ai? Përshëndetje.

Gjeorgjia: E mbani mend atëherë që shkuam në karting?

Vasili: Po Gjeorgjia.

Vasili: Dhe a do të vinte edhe shoku i tij, Janis?

Gjeorgjia: Janis është.

Shoku i Vasilit: Cili Janis është shoku i tij?

Gjeorgjia: Shoku i tij Janis!

Vasili: aa

Gjeorgjia: U largua apo është këtu?

Vasili: Nuk e di pse?

Gjeorgjia: Eh, të kesh kujdes me makinën. Sepse ti më the qe nuk ka goma të mira. Gjashtë minuta më vonë, në orën 00:08 të datës 29 janar, pas telefonatës me oficerin e Policisë në provë, Vasili kontakton vëllain e “Escos” dhe e informon për operacionin e autoriteteve policore.

Vasili: Hajde, burrë ku je?

Vëllai i “Eskos”: Eja këtu lart, ti?

Vasili: Ku?

Vëllai i “Eskos“: Këtu te porta!

Vasili: E bukur, bukur. Unë dua të them se ku jeni

Vëllai i “Eskos“: Ku jeni?

Vasili: Nëse je te porta, ulu atje dhe unë do të zbres atje poshtë.

Vëllai i “Eskos“: Hajde pafshim.

Vasili: Ok, pafshim.

Scroll to Top