JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndodh në Greqi, 43-vjeçarja i ngul thikën të dashurit në zemër teksa po kryenin marrëdhënie në një arë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 43-vjeçare është arrestuar në Greqi, pasi ka goditur me thikë të dashurin e saj 50-vjeçar, teksa kryenin marrëdhënie seksuale në një Spartë.

Biznesmeni grek ka rrëfyer në emisionin “Të vërteta me Zinën” në Star TV, se e ka përgjëruar partneren që mos e vriste për vdekje.

Për fat të mirë 50-vjeçari gëzon shëndet, pasi ka qenë vetë 43-vjeçarja ajo që e çoi në spital, ku iu nënshtrua një operacioni gjashtë orësh.

Sipas 50-vjeçarit e dashura e ka goditur disa herë me thikë në trup, ndërsa ka arritur të shpëtojë duke ia marrë me forcë thikën 22 centimetra nga duart.

Aty dyshja filluan të kryenin marrëdhënie, ku papritur autorja nxori thikën dhe e goditi.

Star TV raporton se 43-vjeçarja është arrestuar, ajo akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Ajo ka thënë në polici se ka goditur me thikë partnerin e saj pa qëllim, pas një debati që kanë pasur mes tyre. /abcnews

Scroll to Top