Shpërthim kamikaz në Kabul, vriten 19 personave, shumica vajza

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një shpërthim kamikaz pranë një qendre arsimore në perëndim të Kabulit i mori jetën të paktën 19 personave, shumica e të cilave vajza, sipas policisë dhe dëshmitarëve.

Të paktën 30 vetë mbetën të plagosur në qendrën e edukimit Kaaj.

Nxënëset po praktikoheshin për një provim universitar kur agresori shpërtheu bombën.

Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin. Shumica e qytetarëve në atë zonë janë të minoritetit Hazaras, që shpesh shënjestrohen nga Shteti Islamik.

Pamje të shfaqura në televizionet lokale dhe mediat sociale tregojnë një sërë trupash të mbuluar përdhe.

Xhirime të tjera treguan klasat e shkatërruara dhe rrënojat e godinës së sulmuar.

Dëshmitarët rrëfyen se rreth 600 persona gjendeshin në sallë kur ndodhi sulmi.

Scroll to Top