Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ditën e djeshme janë publikuar disa foto të panjohura të Ervis Martinajt, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit.
Interesi shumë i madh i medias rreth këtij personazhi erdhi për shkak të interesit shumë të madh të publikut sipas parimit të kërkesë-ofertës.
Sipas Ferdinand Dervishit, media me ose pa dashje po ndikon në mitizimin e këtij personazhi të krimit.
“Jemi në momentin e mitizimit së Martinajt, se po ndjekim kërkesë-ofertën. Media po publikon atë që kërkon publiku. Çdo detaj për jetën e tij ngjall interes shumë të madh”, tha Dervishi.
Fotot e fundit që qarkullojnë në media sipas gazetarit, po dalin nga celularët e miqve të tij të besuar./VoxNews