E pazakontë! Piktori i njohur: Unë dhe gruaja do martohemi në dasmën e djalit tonë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në emisionin “Rudina”, në Tv Klan është diskutuar tema e dasmave, kur kanë qenë më të bukura dikur apo tani. Një ndër të ftuarit e panelit ka qenë dhe piktori i njohur Helidon Haliti, i cili edhe pse jeton me gruan prej vitesh nuk ka bërë dasmë. Ai ka treguar se ka vendosur që së bashku me bashkëshorten të vishen dhëndër e nuse në ditën e dasmës së djalit të tyre.https:

Helidon Haliti: I premtova gruas, i thashë nuk dua të bëj dasmë, të kam një ëndërr timen, lëre gjënë që të rrjedhë, por i thashë të lutem mos ma kujto kur të plakemi dhe e bukura është se e vendosëm të dy që do martohemi në dasmën e djalit. Pra të vishem me kostum.

Rudina Magjistari: Ditën e dasmës së djalit, do merrni nusen, do të visheni dhe ju nuse dhe dhëndër?

Helidon Haliti: Patjetër, na e ka premtuar djali që nuk do xhelozojë.

Rudina Magjistari: Po pra, se do ia merrni vëmendjen nuses.

Helidon Haliti: Tashi ne kemi dy djem, po dështuam tek i pari, shkojmë tek i dyti. Po dështuam tek i dyti, pastaj tek djali i djalit, çfarë të bëjmë tani, kështu vajti kjo punë, nuk do jetë faji jonë (qesh). /tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *