Propozimi i kryebashkiakut për të kursyer energji: Ngrohuni me …

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kryebashkiaku i Riminit,  Jamil Sadegholvaad ka këshilluar banorët që të përdorin një metodë të vjetër për të ruajtur energji.

Ai ka zgjedhur të shtyjë masat kundër smogut të Rajonit për të përmirësuar cilësinë e ajrit: kufizimet, në fakt, do të rrezikonin të rëndonin shumë mbi xhepat e qytetarëve duke pasur parasysh super rritjet e pritshme të faturave të gazit.

Ai ka dhënë dritë jeshile për të hapur vatrat e zjarrit dhe sobat me dru, gjë që plani e ndalon për zonat nën 300 metra mbi nivelin e detit.

“Do të jetë vetëm për këtë vit. Tani për tani nuk mund të mos marr parasysh urgjencën reale të energjisë, me faturat e shtrenjta që po bien si thikë mbi shpenzimet dhe kushtet e jetesës së familjeve, dhe se do të bjerë edhe më shumë në javët në vijim” ka thënë ai.

Këshilltarët për mjedisin kanë shprehur nevojën për të balancuar nevojat mjedisore (përmirësimi i cilësisë së ajrit) me ato ekonomike dhe sociale, në një kohë vështirësish serioze për familjet, organizatat dhe bizneset. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *