Sekuestrohen mallra dhe veshje të kontrabanduara, kush janë 4 personat e arrestuar në Tiranë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, të cilët akuzohen për kontrabandë. Në kuadër të operacionit të koduar “Free road 3”, në pranga ranë shtetasit Besmir Muja, Artan Kovaci, Aranit Kercuku dhe Besjan Islamaj.

NJOFTIMI I POLICISE

Sekuestrohen mallra dhe veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Vihen në pranga 4 shtetas që bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e këtyre mallrave.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Free road 3”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. M., 33 vjeç, banues në Kukës, A. K., 41 vjeç, banues në Tiranë;

– A. K., 34 vjeç, dhe B. I., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë, https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratorë të dy subjekteve tregtare.

Shërbimet e Policisë, në rrugën “5 Maji”, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues shtetasin B. M. dhe pasagjer shtetasin A. K. Gjatë kontrollit të furgonit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, pa pullë fiskale, të cilat do t’i merrnin shtetasit A. K., dhe B. I.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Ballkanweb

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top