Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Goditen 3 raste të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihen në pranga 3 shtetasit që kryenin këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative, se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tyre.
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– L. D., 18 vjeç, banues në Tiranë;
Kukës/ Përplaset autobusi me barrierën e autostradës, plagosen dy pasagjerët dhe…
‘Erdhëm me dëshirë, ja si i gjenim klientët’, Gjykata lë të…
BE-ja e kërcënon me ndërprerje të negociatave dhe Vuçiq i vendos…
E torturonin dhe u dërgonin video familjarëve, çfarë deklaroi në polici…
Gjatë kontrollit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shtetasit L. D., iu gjet dhe sekuestruan, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndante atë në doza të vogla dhe më pas e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Supplier 4”, po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– K. A., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën “Lord Bajron”;
– M. C., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën “Kristo Luarasi”.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve të arrestuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale…..botasot.info