Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në seancën e kaluar të “Shihemi në Gjyq”, historia e 12-vjeçares që humbi jetën në vitin 2016 në një aksident rrugor, pati reagime të shumta nga publiku. Bardhyli, babai i 12-vjeçares dhe Lavdia, nëna e saj janë në kërkim të dëmshpërblimit për vdekjen e vajzës së tyre. Këtë dëmshpërblim, siç u zbulua edhe gjatë rubrikës së programit “E diela shqiptare” në Tv Klan zoti Selim.
Eni Çobani shpjegon se është përpjekur të lidhet me të, por përveçse ka marrë përgjigje të paedukata dhe të egra, i është drejtuar edhe në mënyrë gati kërcënuese. Më pas, i ka mbyllur edhe telefonin duke i thënë “bëj kujdes se nuk më njeh”. Eni Çobani i drejtohet në një përgjigje publike.
Eni Çobani: Atëherë, zoti Selim siç më ke dëgjuar edhe në seancë, po ta përsëris edhe njëherë, lëre drejtësinë të vazhdojë punën. Se kush jeni ju, se kush jemi ne e se kush janë ata, më rëndësi ka vajza që ka humbur jetën zotëri dhe ky është dëmshpërblim i një vajze që ka humbur jetën 12 vjeçe dhe që i ka lënë këta prindër gjysmë akoma sot e kësaj dite.
Zonja Lavdie vazhdon e kurohet nëpër spitale edhe sot për gjendjen e rënduar psikologjike dhe ju diskutoni që çfarë do të thoja unë në një telefon apo arsyet pse ti nuk e hape telefonin. Atëherë po të them, zoti Selim, me këtë çështje nuk do të merret Eni Çobani. Do merret Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pasi të dalë e vërteta e kësaj historie, unë sërish do ta them publike sepse asnjë telefonatë që ju bëj, asnjë fjalë që ju them unë nuk e them se jam në telefon, e them se është e vërteta.
Edhe njëherë po të them, mos kërcëno, mos intimido njerëzit, jo mua, po askënd nga familja e zotit Bardhyl. Kështu që të lutem, drejtoju dhe nënshtroju drejtësisë. Në qoftë se e vërteta qëndron me ty, do të të themi më fal. Në qoftë se e drejta qëndron me ne, me zotin Bardhyl dhe me Lavdien dhe me atë vajzë që na shikon nga sipër, kini frikë jo vetëm nga ligji, por edhe nga Zoti. Bëni kujdes./tvklan.al