Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Policia ka shpallur në kërkim Agron Bejdollin për pengamarrjen e Indrit Beqirajt në autostradën Tiranë – Durrës.
Bejdolli njihet si person shumë i ngushtë i Aleksandër Lahos, alias Pëllumb Muharremi dhe i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.
Agron Bejdolli drejtonte makinën e Rrumit ditën e atentatit ndaj makinës se prokurorit Arjan Ndoj dhe ishte ai që çoi në spital Ndojin dhe “Rrumin”.
Burime bëjnë me dije se Policia ka shpallur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Mësohet se autorët që lëviznin me një mjet i kanë bërë pritë në autostradë motorit të dy vëllëzërve Beqiraj duke u konfliktuar fizikisht me ta.
Në vëndin e ngjarjes ka qënë edhe një patrullë e policisë rrugore që ka parë ngjarjën dhe është vënë në ndjekje të tyre, deri në momentin që njëri prej vëllezërve ka mundur të dalë nga makina e autorëve.
Në bazë të dëshmisë së Indrit Beqiraj dhe vëllanë të tij është referuar si konflikt i çastit.
Ndërkohë për rreth dy orë Indrit Beqiraj është lënë i lirë nga pengmarrja.
Policia po heton mbi prishjen e pazareve për shitjen e armëve të zjarrit, por nuk përjashtohen as ato për drogën apo edhe konflikte të mëparshme.