Koreja e Veriut guxon: Raketë mbi Japoni

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Të martën, për herë të parë në pesë vjet, Koreja e Veriut e armatosur me armë bërthamore lëshoi ​​një raketë balistike mbi Japoni, e cila paralajmëroi qytetarët e saj që të evakuoheshin.

Qeveria japoneze lëshoi ​​një paralajmërim për qytetarët ndërsa raketa fluturoi mbi vend, përpara se të binte në Oqeanin Paqësor.

Tokio tha se nuk filloi masa mbrojtëse për të shkatërruar raketën, e para që fluturoi mbi ishuj që nga viti 2017.

“Seria e veprimeve të Koresë së Veriut, duke përfshirë lëshimet e përsëritura të raketave balistike, kërcënojnë paqen dhe sigurinë e Japonisë, rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar dhe përbëjnë një sfidë serioze për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, përfshirë Japoninë,” tha zëdhënësi i qeverisë Hirozaku Matsuno.

Jo shumë kohë më vonë, kryeministri japonez e quajti aktin e Phenianit “barbar”.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Koresë së Jugut tha se duket se ishte një raketë me rreze të mesme e lëshuar nga provinca Jagang e Koresë së Veriut.

Pheniani e ka përdorur tashmë zonën për të lëshuar raketat e tij, duke përfshirë disa që pretendonte se ishin “hipersonike”.

Televizioni japonez Asahi, duke cituar një burim të paidentifikuar nga qeveria, njoftoi se raketa ra rreth tre mijë kilometra nga Japonia.

Për shkak të raketës së Koresë së Veriut, trafiku hekurudhor në rajonet veriore të Japonisë është ndërprerë, njoftoi televizioni japonez NHK.

Programet raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut janë të ndaluara nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *