JiL.al - Jeto i Lumtur

Del fotoja e “killerit”, kush është vrasësi i Erion Çelës tek atentati në “Don Bosko”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ka dalë fotoja e 23-vjeçarit Kevin Zeneli, alias Kevin Suçi, i cili sipas dëshmive të vëllezërve Beqiraj është autori i atentatit të ndodhur më 4 janar 2022 në “Don Bosko” të Tiranës.

Në atë ngjarje u qëllua me breshëri kallashnikovi drejt tavolinës së lokalit ku ishin ulur 5 persona dhe mbeti i vrarë  Erion Çelën, 35 vjeç dhe plagosur të vëllanë, dajën,  kamarierin dhe një person tjetër.

Kevin Zeneli në vitin 2022 ishte porositur nga Kasandër Noga për të vrarë Geron Hasanbelliiu, por ngatërroi objektiv duke vrarë Erion Çelën.

Për atë vrasje ishin rekrtutuar dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj për ta kryer por në fund nuk kishin rënë dakord dhe u krye nga Kevin Zeneli të cilin më pas dy vëllezërit e kanë ndihmuar për tu larguar jashtë shteti.

Po ashtu Kasandër Noga ka porositur nëpërmjet Kevin Zenelit vrasjen e Arben Manecit (Mërkuri) në Durrës në maj të këtij viti.

Për t’i kryer këto vrasje, ai është paguar nga Kasandër Noga nga 50 mijë deri në 150 mijë euro Ai u shpall ditën e sotmme në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Porositësi”./VoxNews

Scroll to Top