Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një përplasjeje me armë zjarri në Tiranë.
Policia thotë se ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar, si dhe ka sekuestruar armën që dyshohet se është përdorur gjatë krimit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Tufinë, shtetasi Robert Doka, 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin Denis Kuka, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin J. D.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar dhe e përdorur nga ky shtetas”, tha policia.
Shtetasi Denis Kuka aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.