JiL.al - Jeto i Lumtur

‘E zhdëpi në dru për…’, Qyno: Polici u konfliktua me vëllezërit Zotkaj, ai porositi të vriteshin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Elton Qyno u shpreh se polici Flamur Bejko ka kontraktuar 2 vëllezërit Beqiraj për të vrarë 2 persona në Durrës me të cilët ai ka pasur konflikt në ambientet e burgut.

Gazetari tha se gjithçka ka nisur në burg ku polici u kalonte drogë kundrejt pagesë vëllezërve, por më pas janë konfliktuar për pagesën.

‘Polici Flamur Bejko ka kontraktuar 2 vëllezërit Beqiraj për të vrarë 2 persona në Durrës me të cilët ai ka pasur konflikt në ambientet e burgut.

Bëhet fjalë për një ngjarje ku efekti i burgjeve ka qenë i përfshirë në tregtinë e lëndëve narkotike në burg dhe furnizonte njëri nga vëllezërit Zotkaj dhe kërkonte para. Kur nuk është paguar është konfliktuar me njërin nga vëllezërit.

Konflikti ka vazhduar edhe pas daljes nga burgu dhe janë konfliktuar fizikisht. Në një ngjarje ai ka qëlluar edhe në ajër me pistoletë, ndërsa vëllezërit Zotaj i kanë marrë edhe armën e shërbimit dhe më pas e kanë dorëzuar në polici dhe duke e raportuar si konflikt mes tyre.

Polici Flamur Bejko është kushëri edhe me njërin nga drejtuesit e një grupi kriminale në Shijak dhe ka porositur për vrasjen e vëllezërve Zotaj për tu hakmarrë,’, tha Qyno.

Prapaskena mëson se bëhet fjalë për Sajmir Zotkaj, 37 vjeç, i arrestuar për trafik droge në vitin 2014. Gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Durrësit, Zotkaj u kap në vitin 2017 duke shpërndarë drogë në burg, në bashkëpunim me persona të tjerë/Prapaskena

Scroll to Top