FOTO/ Kush është ushtaraku i rekrutuar nga vrasësit, roli i tij

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Personi që shihni në fotot e mëposhtme është ushtarakut i repartit Pezë Helmës, Altin Celami.

43-vjeçari u arrestua ditën e djeshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Porositësi” pas dëshmive të vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj.

Altin Celami akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”.

Hetuesit kanë zbuluar se ushtaraku kishte blerë dy armë zjarri në Durrës ndërsa po hetohet rreth pistave të ndryshme, nëse është porositur dhe i kishte për llogari të dikujt apo motiv tjetër.

Nga Ministria e Mbrojtjes mësohet se Celami do të përjashtohet nga radhët e Ushtrisë për shkelje të rëndë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Porositësi” u arrestuan 15 persona ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim si anëtarë të një grupi kriminal që kryenin dhe vrasje në Tiranë dhe në Durrës./VoxNews

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *