JiL.al - Jeto i Lumtur

Banda e vajzave me jeshile kthehen në alarm / Terrorizojnë metronë, grabisin e rrahin dy gra (VIDEO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një bandë prej gjashtë femrash të veshura me kostume ngjyrë neoni të gjelbër kokë e këmbë rrahën dhe grabitën dy gra 19 vjeçare në një metro të qytetit të Nju Jorkut të dielën në një sulm të çuditshëm.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit në një tren të metrosë në Times Square.

Videoja e postuar në internet tregon gjashtë gratë në tren duke u përleshur me disa pasagjerë. Një grua mund të shihet qartë duke goditur vazhdimisht një viktimë në fytyrë, ndërsa një tjetër duket se e mbështjell këmbën e saj rreth viktimës së dytë dhe e tërheq atë në dysheme

Nëna e njërës nga viktimat tha për New York Post se ajo që ndodhi në tren ishte “absolutisht e neveritshme” dhe se banda e veshur në të gjelbër duhet të mbajë përgjegjësi.

“Kafshët e kanë vendin pas hekurave”, ka thënë nëna, e cila ka kërkuar të mbetet anonim.


Anëtarët e bandës vodhën një celular, karta krediti, një portofol dhe sende të tjera personale nga viktimat, sipas mediave lokale të lajmeve.

Asnjë arrestim nuk u bë deri të martën në mëngjes.

Scroll to Top