Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Beogradi është kritik ndaj qeverisë Kurti kur bëhet fjalë për pakicat serbe, por harron veprimet e veta me shqiptarët e Luginës së Preshevës ku mbahet regjistrimi i popullsisë. Shaip Kamberi denoncon se nëpër shtëpitë e shqiptarëve trokasin regjistrues serbë.
Në Luginën e Preshevës prej 1 tetorit ka nisur regjistrimi i popullsisë.
Mirëpo duket se Beogradi nuk po e harron zakonin e vjetër të persekutimit të shqiptarëve.
Për këtë deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi thotë se në Komunën e Medvegjës janë vetëm tre regjistrues shqiptarë të cilët dërgohen nëpër banesat e serbëve
Kamberi thotë se duan që të ruajnë shifrat e censusit të fundit të vitit 2002.
Shqiptarët e Luginës nuk morën pjesë në regjistrimin e popullsisë që u organizua në vitin 2011, për shkak të mos respektimit të kërkesave të tyre.
Në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi që ka nisur ditën e shtunë, bëhet edhe regjistrimi i pronave.