Sulmi në një çerdhe në Tajlandë, rritet numri i viktimave, mes tyre 22 fëmijë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një ish-polic ka vrarë të paktën 38 persona, shumica prej tyre fëmijë, në një sulm me armë dhe thikë në një çerdhe në veri-lindje të Tajlandës. Sipas policisë, autori më pas vrau veten dhe familjen e tij, shkruan BBC.

Ish-oficeri, 34 vjeç, u shkarkua në qershor për përdorim droge, tha policia. Një mësues që i mbijetoi sulmit tha se autori në pamje të parë dukej një person i sjellshëm.

Motivi i sulmit mbetet i paqartë.

Të paktën 22 fëmijë janë në mesin e viktimave.  Disa fëmijë të moshës 2 vjeç u sulmuan teksa flinin. Një duzinë njerëz të plagosur janë dërguar në spitalin e qarkut Nong B

Sipas informacioneve të policisë, Kamrab u kthye në shtëpi, duke vrarë gruan dhe fëmijën e tij përpara se të vriste veten. Të shtënat masive në Tajlandë janë të rralla, megjithëse nivelet e posedimit të armëve janë relativisht të larta për rajonin.

Armët ilegale janë gjithashtu mëse të zakonshme në vendin e Azisë juglindore, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Sulmi në çerdhe vjen më pak se një muaj pasi një oficer ushtrie vrau dy kolegë të tij në një bazë në Bangkok.

Në vitin 2020 një ushtar vrau 29 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin Nakhon Ratchasima.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *