
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ky është 46-vjecari Albert Topuzit, të cilit iu sekuestrua 3.5 milionë pasuri, që dyshohet se u përfitua nga trafiku i drogës dhe shfrytëzimi i prostitucionit.
Sipas policisë 46-vjeçari dyshohet se e ka përfituar pasurinë e tij nëpërmjet aktivitetit kriminal.
Nga prokuroria mësohet se Albert Topuzit i janë sekuestruar një vilë tre katëshe, një vilë 2 katëshe, 3 apartamente, si dhe 5 automjete, mes tyre edhe makina luksoze si ‘Porsche’, ‘BMW’ apo ‘Audi’.
Në njoftimin e prokurorisë mësohet se janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe truall, një biznes për prodhimin e betonit.
Albert Topuzi është autor i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, pasi më parë ka qenë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese.
Disa prej pasurive i kishte kaluar në emër të vëllezërve të identifikuar si Bashkim dhe Gentian Topuzi./VoxNews