Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi thotë se fotot e publikuara së fundmi të të shumëkërkuarit Ervin Martinajt, mund të kenë dalë prej kundërshtarëve të tij.
Në emisionin “Now”, Prençi deklaroi se kjo mund të bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit dhe për të mos i shkuar deri në fund së vërtetës.
“Unë besoj se këto investohen nga kundërshtarët, për të shmangur vëmendjen e Policisë së Shtetit, për të mos intensifikuar hetimet për të shkuar drejt së vërtetës.
Sa më shumë të largohesh në kohë, aq më shumë venitet, bie interesimi i opinionit publik dhe mediave.
Së shpejti do të futemi në një ingranim tjetër. Më pas, pritet kur të zihen njerëzit brenda grupit kriminal kundërshtar, të dalë e vërteta.
Në mënyrë kategorike, nuk besoj se mund ta bëjë dikush tjetër”, theksoi ai.