JiL.al - Jeto i Lumtur

Dhjetëra mijëra salmonë gjenden të ngordhur në Kanada, ja cili është shkaku shqetësues

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Rreth 65,000 salmonë janë gjetur të ngordhur në Neekas Creek, territori Heiltsuk, British Columbia në Kanada, në periudhën e shumimit të tyre.

Allison Dennert, ekologe bregdetare në universitetin Simon Fraser shprehet për BBC:

“Ishte vdekshmëria masive më e tmerrshme e salmonit që kam parë ndonjëherë.”

Temperaturat e larta dhe reshjet e pakta të shiut kanë ulur nivelin e lumenjve.

“Është shumë e trishtë sepse gjithë këta peshq kapërcejnë kaq shumë pengesa për t’u kthyer në vendet e shumimit të tyre.”

Salmoni është vital për sistemin lokal.

“Çdo qenie e gjallë që ne njohim nga oqeani dhe pyjet varet nga salmoni, duke përfshirë edhe veten tonë”, tha William Housty, menaxher i Konservimit të Heiltsuk.

Dennert shprehet se arsyeja kryesore e kësaj dukurie janë ndryshimet klimatike, si dhe dyshon se një tjetër faktor është amoniaku i çliruar në ujë.

 “Unë do të thosha se është shumë e sigurt të thuhet se kjo është pasojë e ndryshimeve klimatike. Muajin e kaluar ka pasur ndoshta një ditë me shi dhe dyshoj se kjo i shtyu peshqit të hynin në rrjedhë.

Ata gjithashtu duhet të marrin oksigjen nga uji, por me atë sasi të salmonit në kaq pak ujë, të gjithë fillojnë të ngordhin.

Dhe kur një salmon ngordh, në ujë çlirohet një sasi e konsiderueshme e amoniakut.  Peshqit janë shumë të ndjeshëm ndaj amoniakut, kështu që ata gjithashtu mund të ngordhin nga helmimi.”

Housty bën thirrje për të vepruar si shoqëri e ndërgjegjshme për të zgjidhur problemin. Sipas tij, individët mund të bëjnë pjesën e tyre, por kjo nuk është e mjaftueshme nëse duam një zgjidhje afatgjatë.

“Nëse vitet e thatësirës bëhen shumë më të zakonshme, mendoj se sigurisht që ka një shans që kjo të ndodhë përsëri.”

Scroll to Top