Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në emisionin “Pikat mbi i”, gjatë diskutimit mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit, i njohur ndryshe me nofkën “Pipi”, gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit 2021, gazetarja Klodiana Lala deklaroi se prokuroria i ka apsur pamjet e vrasjes, ndërsa tha se çdo palë është kujdesur që të zhduket çdo material në lidhje me ngjarjen.
Nga ana tjetër analisti Artur Zheji deklaroi se do të ketë edhe video të tjera që do të dalin nga vrasja, të cilat sias tij janë në “ankand” dhe janë shumë “të shtrenjta”.
Lala: Prokuroria i ka pasur pamjet. Atëherë u kujdesën të gjitha forcat që të zhdukej çdo material në lidhje me ngjarjen. Ndonjëherë për rastësi në momente të caktuara nga nnjë tentativë për të vrarë dy vëllezër apo diçka tejtër zbulohet një tjetër rast. Kjo është fushata zgjedhore dhe kështu përplasen palët.
Zheji: Mendoj se do ketë edhe video të tjera, krimi lë gjithmonë gjurmë. Videot kanë dalë në ankand dhe po shiten shumë shtrenjtë. Është gjykuar që për interesa të grupeve kriminale këto video duhet të dalin.
Nuk e kuptoj pse është xhiruar, është e çuditshme. Të paktën ka vepruar me gjaftohtësi policia. Thënë gjithë kjo të paktën nuk i kanë hedhur benzinë zjarrit.
Gjykatësit janë të pambrojtur dhe bandat në Elbasan i kanë shumë pranë. Mjafton që t’i thotë “të fala kalamajve” dhe ata e kuptojnë vetë mesazhin, pra çështja duhet të kalojë në Tiranë.