Shoqërohej nga Endrit Dokle, arrestohet 32-vjeçari Fatjon Murati, ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Është arrestuar 32-vjeçari Fatjon Murati i cili ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje. Fatjon Murati shoqërohej nga Endrit Dokle 39 vjeç dhe Gentjan Reçi 39 vjeç, të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin.

Fatjon Murati, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me Kristian Gjini, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Kristian gjini është arrestuar në muajin Korrik për mbajtjen e 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

Ndërsa për Endrit Dokle dhe Gentjan Reçin, të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore./tvklan.al

Scroll to Top