Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një autobus i linjës Zyrih – Prishtinë, është sulmuar të shtunën mbrëma në Serbi.
Sulmi ka ndodhur mbrëmë në rrugën Nish-Leskovc rreth orës 18:50, ndërsa këtë e ka konfirmuar, pronari i kompanisë “Turist Kosova e Re”, Agim Muçolli.
Muçolli ka thënë se sulmi ka ndodhur nga persona të maskuar.
“Rasti ka ndodhur në Serbi derisa ishim duke udhëtuar nga Zvicra në Koso
Ishim në lëvizje kur papritur ndodhi sulmi
Njëri nga udhëtarët i ka parë dy persona të cilit ishin të maskuar”, ka treguar Muçolli për “Zërin”.
Ai tha se gjatë 20 viteve sa operon kjo kompani në këtë linjë të rregullt, nuk ka pasur asnjëherë një rast të ngjashëm.
Muçolli tregoi se rastin e ka lajmëruar tek policia e Serbisë dhe Kosovës kur ka arritur në pikën kufitare.