JiL.al - Jeto i Lumtur

Trump: Pa paqe, bota do rrafshohet, Ish-presidenti bën thirrje për negociata Rusi-Ukrainë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

I bindur se lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur po të ishte president, Donald Trump bën thirrje për negociata të menjëhershme paqeje mes Kievit dhe Moskës. Sipas republikanit nëse kjo nuk ndodh bota rrezikon të rrafshohet.

Ish-presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se Lufta e Tretë Botërore mund të shpërthejë nëse konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nuk mbyllet përmes një marrëveshjeje paqeje.

Ai i bëri këto komente ndërsa po kritikonte politikën e jashtme të presidentit Joe Biden gjatë një tubimi ‘Save America’ në Nevada të shtunën.

Trump: Dhe tani ne kemi një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës me qindra mijëra njerëz që janë duke vdekur.

Ne duhet të kërkojmë negociata të menjëhershme paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ose do e mbyllim me një Luftë të Tretë Botërore dhe nuk do të mbetet më asgjë në këtë planet.

Trump ka thënë në mënyrë të vazhdueshme se lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte rizgjedhur në 2020.

Duke deklaruar një mobilizim të pjesshëm të rezervistëve muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin akuzoi perëndimin se po riskonte një katastrofë bërthamore në lidhje me pretendimin se forcat ukrainase po bombardonin Termocentralin bërthamor të Zaporizhias.

Disa zyrtarë perëndimorë e kanë interpretuar fjalimin e Putinit si një kërcënim për përdorimin e armëve bërthamore.

Kreu i CIA-s William Burns tha të dielën se megjithatë nuk ka prova se Rusia po planifikon të përdorë sulme nukleare.

Jeto I Lumtur

Scroll to Top