Çfarë do të ishte jeta pa gruan?
ASGJË! Thjesht nuk do të ekzistonte. Dhe nuk e kam fjalën vetëm nga pikëpamja biologjike por më shumë nga pikëpamja e cilësisë, bukurisë dhe dashurisë.
Sigurisht, gruaja kontribuon kudo dhe gjithmonë.
Për seksin e bukur, pra, një trëndafil nga të gjithë ne burrat.
– Bëhu gruaja që e ka nevojë çdo burrë, jo gruaja që ka nevojë për burrë.
– I vetmi burrë që me të vërtetë nuk mund të jetojë pa një grua, është gjinekologu.
– Nëse bashkëshorti juaj filloi të ndjekë modën, filloni të ndiqni bashkëshortin tuaj.
– Pasi një grua e kthen burrin në gomar, e bind atë se ai është luan.
– Thonë që nëse fikni dritën, çdo grua është e njëjtë. Por nëse ndizni një grua, çdo errësirë është e veçantë.
– Gruaja nuk është bërë të jetë objekt admirimi për të gjithë, por lumturia e njërit.
– Mosha e gruas nuk do të thotë asgjë. Meloditë më të mira luhen në violinë të vjetër.
– “Është absurde të pretendojë dikush se nuk mund ta dojë të njëjtën grua përgjithmonë, është sikur të pretendojë dikush se një artist ka nevojë për një orkestër të tërë të violinash për të luajtur një melodi të bukur”.
– Burrat ende nuk e kanë kuptuar se duke i lejuar gratë të bëjnë kaq shumë punë me një pagë kaq të vogël, e bën burrin në shtëpi më shumë një luks i panevojshëm sesa një domosdoshmëri.
– Në krahët e një burri të vërtetë, ka vend vetëm për një grua.
– Sytë e një gruaje kanë hapur plagë më shumë sesa plumbat në fushën e betejës.
– Burri gjithmonë dëshiron, por jo gjithmonë mundet. Gruaja gjithmonë mundet, por jo gjithmonë dëshiron.
– Gruaja e mesme preferon më shumë bukurinë se sa mendjen, sepse burrat e mesëm shohin më mirë se sa mendojnë.
– Një grua duhet ta duash kaq shumë, saqë të mos ketë idenë se dikush tjetër do ta dojë më shumë.
– Ai që do shumë gra, njeh gratë, ai që do një grua, njeh dashurinë.
– Më quaj Penelopa, çdo ditë thur dhe shthur trupin tim. Ku ta dija se nostalgjiku që mu prezantua si Odisea, ishte në të vërtetë askushi.
– Gratë zbukurohen sepse e dinë se syri i burrit është më i zhvilluar se mendja e tij.