
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkoi në Gjykatën e Elbasanit që t’i njihet koha gjatë të cilës ai ka shlyer një pjesë të dënimit të dhënë më 19 shtator të 2019.
Bëhet fjalë për dënimin e parë, ku ish-ministri u dënua me 3 vite e 4 muaj shërbim prove. Tahiri pretendon se ka shlyer pjesën më të madhe të këtij dënimi.
Kërkesa do të shqyrtohej sot në Gjykatën e Elbasanit, por seanca është shtyrë.
Mësohet se shkak është bërë mungesa e avokatit të tij, Maks Haxhia.
Tahiri i kishte dërguar sërish kërkesë Gjykatës për njohjen e kohës së paraburgimit, pasi pretendon se e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti.
Kujtojmë se Tahiri po vuan dënimin e formës së prerë ne burgun e Kosovës të Lushnjës, i dënuar për shpërdorim detyre.