Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Kievi u bombardua sot me urdhër të presidentit Vladimir Putin.
Pas shpërthimit në urën e Krimesë, objekti i radhës i sulmit për ushtrinë ruse ishte Kievi, ku u minua infrastruktura, e cila përdoret kryesisht nga civilët.
Mes objektivave të goditur mëngjesin e së hënës, në kuadër të “hakmarrjes” për shkatërrimin e urës që lidh Krimenë me Rusinë, është edhe ura e qelqtë e këmbësorëve në qendër të kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Videot që qarkullojnë në internet tregojnë “goditjen” në urën e xhamit.
Gjatë momentit të sulmit, shihet se si një raketë goditi shumë afër vendit ku ndodheshin këmbësorët.
Të paktën 10 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në breshërinë e sulmeve me raketa që u regjistruan sot në Kiev, për herë të parë që nga qershori i kaluar.
Vende që u sulmuan ishin dhe parqet dhe këndet e lojërave.
Bum” arrestimesh ne Tirane, ne pranga 11 shtetas…
Sherr me thika në Elbasan, plagoset 21-vjecari, kapet autori
Shqiptari flinte në makinë, tranvestitët i marrin portofolin dhe e plagosin
Policia rrugore shton kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë. Tregon…