
78-vjeçari Ahmet Stafa i cili mbeti i plagosur dje pas konfliktit fizik me bashkëshorten e tij për çështje pronësie, ka përfunduar sot në prangat e policisë së Durrësit.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ndaj bashkëshortes së tij, 74-vjeçares Asije Stafa, prokuroria ka nisur hetimin ne gjendje të lirë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së hënës në lagjen nr. 11, pranë gjykatës së Durrësit. Mosmarrëveshjet mes bashkëshortëve ishin ashpërsuar ditët e fundit dhe shkak për këtë është mosrespektimi i kontratës së lidhur mes tyre si pronarë trualli dhe firmës ndërtuese të pallatit ku ata jetojnë.
Në pritje për të përfituar dhe një apartament tjetër siç u ishte premtuar, bashkëshortët kanë mësuar se firma ndërtuese e ka shitur edhe katin e parë të godinës.
I paralizuar pjesërisht, bashkëshorti fajësoi gruan e tij për situatën e krijuar, ndërsa tonet e larta kanë përfunduar në përdorimin e sendeve të forta mes tyre.
Bashkëshortët u dërguan për trajtim mjekësor në spitalin e Durrësit, ndërsa fqinjët u shprehën dje se situata e krijuar nga palë të treta për objektin e ndërtuar vite më parë dhe ende të pahipotekuar, duhet të marrë fund dhe të respektohet marrëveshja mes pronarëve të truallit dhe ndërtuesve.botasot.info/

Aksidenti tragjik i merr jetën 55-vjeçarit shqiptar në Itali, detajet e para

E FUNDIT/ U aksidentua gjatë punës, vdes minatori në Bulqizë

Nusja rreh vjehrrën, 61-vjeçarja humb shpretkën: Më rreh prej 4 vitesh, më duhen…

Zbardhet krimi i vitit 2015, kush e vrau Mariglen Gjonin…
