JiL.al - Jeto i Lumtur

Arjola Demiri ka diçka për të thënë: Gratë janë të parat që duan të të …

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Aktorja e humorit Arjola Demiri, përballet herë pas here me kritika dhe komente negative në rrjetet sociale. Ndodh ndonjëherë që ajo t’i postojë këto komente dhe t’u përgjigjet publikisht.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ndërkohë së fundmi në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Arjola ka publikuar disa statuse që lidhen me komentet që merr nga gratë. Aktorja shqiptare saj fillimisht me një shkrim ku thotë se “do të donte të ishte festa e gruas sot”.

Më tej ajo shton me ironi se merr dashuri dhe mbështetje nga gra dhe zonja.

Martohet çifti më i famshëm shqiptar në rrjetet sociale, brenda dasmës madhështore që…

Çfarë ndodhi? Luana Vjollca thumbon Bora Zemanin

Nuk përmbahet Sonila Meço, hedh thumba ndaj kolegut të saj: Kështu është kur…

“Do doja të ishte festa e gruas sot! Sepse vazhdimisht kam femra që më mbështesin fuqishëm dhe do doja t’ju kushtoja vëmendjen e duhur disa prej këtyre zonjave, që nuk di t’jua shpërblej gjithë këtë dashuri të pakufishme, e sjellje të mrekullueshme prej nënash dhe motrash dhe grash ndaj meje. Kuptohet këto janë një numër shumë i vogël që të kuptohemi. Por që dua t’ju jap zgjidhje”- thuhet në statusin e parë të Arjolës.

Ndërsa në një tjetër postim, krahas një fotoje Arjola shkruan: “Si mund të jetë e ardhmja grua? Kur gratë janë të parat që duan të të fundosin?”

Statusi i radhës thotë: “Si çdo ditë në këto 9 muajt e fundit zgjohem me nga 1-2 ose 3-4 sms ose komente pozitive që nuk kam dashur t’i publikoj por realisht meritojnë vëmendje.”

Arjola ka ndarë gjithashtu një foto të disa komenteve që ka marrë nga një ndjekëse, duke i shoqëruar me një tjetër foto të mesazheve që kishte marrë më herët privatisht nga ajo.www.jetoilumtur.al

Scroll to Top