JiL.al - Jeto i Lumtur

Flor Binaj i futet politikës? Aktori i njohur nuk harron rolet ikonike: Ja ç’mendoj për Mamaqin e Kallakun!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, hodhi dritë mbi shumë diskutime që protagonistin kanë pasur pikërisht të. Një ndër to është dhe aktivizmi i tij, apo përfshirja në të ardhmen në politikën, ku shpesh është aluduar se lëvizjet e Binaj kanë qenë në drejtim të tillë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Nevoja e ka sjellë këtë gjë. Mua më bëhet qejfi që njerëzit gjejnë të unë një model se si duhet të jetë sot qeveria shqiptare.

Kam plot shok, miq, që i quaj motra e vëllezër që ndajmë plotësisht të njejtat ide. Por mendoj se në 32 vite, ata që janë sot e që kanë qenë dje, kanë krijuar mirë kushtet. Muret i kanë bërë aq të trasha, sa për çdo të ri ose të re, e vetmja mundësi për të hyrë brenda këtyre mureve është të konvertohet si ata.

Martohet çifti më i famshëm shqiptar në rrjetet sociale, brenda dasmës madhështore që…

Çfarë ndodhi? Luana Vjollca thumbon Bora Zemanin

Nuk përmbahet Sonila Meço, hedh thumba ndaj kolegut të saj: Kështu është kur…

Për momentin nuk e shoh të arsyeshme, besoj se kontributin im më i madh është në art. Në fjalën time të lirë siç e ndjej. Do u thoja të rinjve dhe të rejave të rrinë më pak në TikTok dhe të marrin guximin, të hedhin zërin e tyre. Sepse më përpara e haje me jetë.”, u shpreh Binaj.

Ai rrëfeu se preferon që kujtimet t’i mbaj private. Për pasojë nuk shohim shpesh fotografi me familjen ne rrjetet e tij sociale.

Ndër të tjera Florjan Binaj zbuloi se do të ketë një rikthim të tij në ekran nën petkun e aktorit apo humoristit, si personazhet që publiku i ka dashur shumë përgjatë karrierës së tij.

Në një segment tjetër të intervistës, Florjan Binaj kategorizoi Bes Kallakun si shokun më të mirë të “Portokalli”. Ndërkohë për Ermal Mamaqin u shpreh se është një njeri jo i vërtetë. Ndërsa, Xhemi Shehu, sipas tij, është prezantuesja më e bukur..www.jetoilumtur.al

Scroll to Top