
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka hedhur poshtë pretendimet se ka folur me Vladimir Putin përpara se të postonte në Twitter planin e tij të paqes për luftën Ukrainë-Rusi.
Javën e kaluar, Musk ndau një plan duke perifrazuar atë që ai besonte se do të ishte rezultati i mundshëm i luftës në Ukrainë.
Ai theksoi se referendumet në territoret e aneksuara duhet të ribëheshin nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe Ukraina duhet të pranojë një formë neutraliteti.
Pas një raporti nga Vice, që pretendonte se ai foli me Vladimir Putin përpara se të postonte propozimin, shefi i Tesla tha:
“Kam folur me Putinin vetëm një herë dhe kjo ishte rreth 18 muaj më parë.
Tema ishte hapësira”.