‘Të varet në mes të Mamurrasit’, shpërthen në lot nëna e Mariglen Gjonajt: Preu në besë dritën e syve të mi

Jil
Jil
3 Min Read

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë arrest ne burg për shtetasin Kristjan Cenaj i arrestuar me 10 tetor për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Seanca gjyqësore e cila u zhvillua me dyer të mbyllura ka zgjatur rreth 1 ore e 30 minuta dhe të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës kane qenë dhe familjar të autorit të dyshuar. Kristjan Cenaj u arrestua sapo zbriti në aereportin e Rinasit pasi po vinte nga Italia.

Me zërin që i dridhej, mamaja e Mariglen Gjonajt, Liljana, ka kërkuar që Kristian Cenaj, i dyshuar për vrasjen e djalit të saj, të dënohet maksimalisht dhe ka kërkuar që ky i fundit të tregojë edhe se kush janë vrasësit e tjerë.

‘Duke filluar tek zhdukja e djalit, që ndodhi ditën e parë…Pavarësisht dhimbje s’u ndjeva pak e lehtësuar dhe shpresoj që ky monstër ky kriminel të marrë dënimin e merituar dhe të zbardhet çdo gëj që ka bërë. Të tregojë kush janë vrasësit dhe kush janë ato monstra që e paguan që t’i merrnin jetën një minioreni.

Unë e kam akuzuar Kristianin edhe fjalë i kemi dërguar në shtëpi Kristianit ai të hapë gojën. Shteti të reflektojë. Atë e di shteti dhe Kristiani. Shteti të vazhdojë me hetimet. Ai preu në besë dritën e syve të mi, u shit nga Kristian Cenaj. I bëj thirrje Kristianit dhe të atit të tij dhe shtetit që të nxjerri të drejtën. Ka qenë fajtor që ditën që ka bërë vrasjen e djalit tim.

Djali kishte një orë dore dhe i thash ku e morë. Më tha ja kam marrë shokut tha do të vij në orën 9 këtu. Por nuk erdhi. Për orën se dija se çfarë vlere ka. Fëmijët i kam rritur me gjak e sakrifica i kam rrit e vetme. Bizhuteritë ishin të një shoku të vëllait.

Unë se dija se çfarë çmimi kishin bizhuteritë. Deri sa të marrë hakun dhe dënimin maksimal. Ai meriton varjen dhe të varet në mes të Mamurrasit dhe të jetë shembull për të gjithë që vrasin bijtë e nënave. Fëmija ime ka parë tmerr me sy.(qan, i dridhet zëri) Më ka hequr dritë e syve!’- u shpreh Liljana.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *