
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
65 aparate celulare të kontrabanduara, janë sekuestruar në Tirane.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në dyqanet në pronësi të këtyre shtetasve, në Kamzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Goditen 3 raste të tregtimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara.
Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Phones 2”.
Vihen në pranga pronarët e 3 subjekteve tregtare, sekuestrohen 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 2”, kanë goditur 3 raste të tjera të kontrabandës së mallrave, për të cilat u bë arrestimi i shtetasve:
– M. Xh., 28 vjeç, E. L., 34 vjeç dhe E. P., 24 vjeç.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në dyqanet në pronësi të këtyre shtetasve, në Kamzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.