
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pasurive për Fatjon Muratit dhe familjarët e tij të akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale.
Të ardhurat dyshohet se janë përfituar nga veprimtari të plagjishme si trafiku i lëndëve narkotike. Sipas prokurorisë, pasuritë janë në emër të Fatjon Muratit, nënës së tij, shtetases me iniciale M. M., si edhe të vëllait, shtetasi me iniciale Y. M.
Prokuroria ka kërkuar:
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sekuestrimin e pasurive te paluajtshme:
Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.
Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg “Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.
Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg “Shaban Matraku”, apartament sip 90.30 m2.
Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.
Sekuestrimin e pasurive të luajtshme:
Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;
Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe
Aktiviteti tregtar rregjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavazh makinash, në mer të shtetasit Y. M.lajmifundit.al
www.jetoilumtur.al/