Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Rusia pavarësisht se vëmendjen e ka të përqendruar te lufta në Ukrainë, duket se nuk harron të hedhë shikimin edhe nga shtetet që e dënojnë sulmin e saj të armatosur mbi një vend sovran.
Më e fundit që është sulmuar nga propaganda e Vladimir Putin është pikërisht Shqipëria, teksa vendi ynë është përmendur nga moderatori i njohur i propagandës ruse Vladimir Solovyov, i cili në çdo dalje i thur lavde Vladimir Putin dhe i kërkoi të përdorë armët bërthamore mbi BE-në.
Solovyov, në emisionin e tij të transmetuar mbrëmë ka komentuar rezolutën e propozuar nga Shqipëria për OKB-në për Rusinë, duke e cilësuar vendin tonë si të pasjellshëm dhe se duhet sanksionuar.
“E di ç’ka është surprizuese?!
Qenka një vend me emrin Shqipëria, që ishte aq e pasjellshme sa që nuk e lejoi Rusinë, një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurisë, të shprehë pikëpamjet e saj”, ishte konstatimi i Solovyov.