
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e e sotme ne qytetin e Korces.
Nje konflikt ka perfunduar ne plagosje ne nje lokal ne qytet.
Behet me dije se konflikti ka ndodhur per motive te dobeta. Nje 25 vjecar ka demtuar ne krah me mjet preres nje tjeter person 24 vjec.
Ky i fundit ndodhet jashte rrezikut per jeten, sakaq policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje.
Korça/Informacion paraprak
Më datë 14.10.2022, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi P. R., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.