Tina Pajollari “mollë sherri” në vrasjen e Martin Çeços, 18-vjeçarja mbante lidhje të dyfishtë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mbrëmjen e djeshme policia arrestoi Martina Pajollarin, e njohur si “Tina” për vrasjen e Martin Çeços më 12 qershor të këtij viti në fshatin Kolanec të Maliqit.

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Martina Pajollarit lidhur me vrasjen e Martin Çeços. Burime konfirmojnë se Martina ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor të vrasjes Valter Mollaj.

Mësohet se vajza 18-vjeçare mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, gjë që nuk rezulton e vërtetë

Një tjetër detaj tronditëse është se Pajollari ka qenë prezentë në momentin që Valteri me 2 të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit. Madje dyshohet se ajo ka qenë po ashtu prezente edhe në momentin që u krye vrasja.

Këto janë detaje që janë mundur të zbulohen gjatë hetimeve, duke hedhur dritë më tepër mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qershor.

E reja, Pajollari u arrestua të premten nga policia e Korçës, pasi gjykata ka miratuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg. Me arrestimin e 18-vjeçares shkon në 4 numri i të ndaluarve për vrasjen e 16 Qershorit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *