“Tina i dërgonte foto varri me lule”/ I ati i Martin Çeços zbulon detaje: Çfarë më tha djali pasi mori një telefonatë kërcënuese

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një ditë pas arrestimit të Martina Pajollarit, e cila dyshohet të jetë bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços së bashku me tre të arrestuarit e tjerë, babai i viktimës ka zbardhur detaje të reja nga nata kur ndodhi vrasja.

Nevzat Çeço tregoi se djali i tij e kishte kërkuar për nuse Tina Pajollarin. Vajza e kishte refuzuar edhe pasi Martini Çeçoi përmes një  mblesi  të cilin babai e identifikon me emrin Xhoni i ka paguar 2.5 milion lekë të vjetra për t’i mbushur mendjen Tina Pajollarit që të martohej me të.

Natën kur ndodhi ngjarja, rrëfen babai Tina Pajollari, e ka marrë Martinin në telefon duke i kërkuar që të mos e shqetësonte në telefon me justifikimin se nuk ishin në dijeni prindërit të lidhjes së tyre.

Tina Pajollari më pas i tha Martinit që do e telefononte të nesërmen në orën 10 në mëngjes. Pas përfundimit të bisedës me Tina Pajollarin, Martinin e ka telefonuar një person të cilin as babai as ai nuk e njihnin.

Telefonuesi e ka kërcënuar Martinin duke i thënë që do t’i këpus buzët. Në gjendje të rënduar psikologjikë Martini i tha të atit që jeta ime mbaron këtu. Pas kësaj Martini i shqetësuar ka dalë nga shtëpia më shapkat që gjeti tek shkallët e shtëpisë.

Babai e ka kërkuar gjithë natën në korijen sipër shtëpisë duke pasur frikë se mos Martini kishte varur vetën më pas ai ka kërkuar edhe tek rezervuari i fshatit duke e kërkuar edhe brenda në rezervuar por nuk ka parë asgjë të dyshimtë.

Babai i Martin Çeços akuzon Tina Pajollarin si shkaktaren kryesore të vrasjes së djalit ndërsa pohon se tre personat e tjerë të arrestuar nga policia nuk i njihte.

Nevzat Çeço pohoi më tej se Tina Pajollari i dërgonte Martinit foto të një varri me lule, por ai nuk e kuptoi mesazhin e fotografive që i dërgonte Tina.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *