E FUNDIT/ “Shtëpia e barit” në Shkodër, gjykata liron 11 gratë e arrestuara

Jil
Jil
4 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pas një seancë maratonë, 11 gra të arrestuara në një “shtëpi bari” në Bardhaj të Shkodrës janë lënë të lira nga gjykata e Shkodrës duke caktuar ndaj tyre masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Avokatët e të pandehurve e cilësuan vendimin e gjykatës kryesisht të drejtë, ndërsa paralajmëruan se do apelojnë vendimin për personat e mbetur në burg dhe arrest shtëpie.

“Nga 16 të arrestuar, gjykata vendosi arrest me burg për tre persona, arrest në shtëpi për dy persona, ndërkohë për 11 gra vendosi caktimin e masës së sigurimit detyrim paraqitje. Ishte një vendim shumë i drejtë në përgjithësi.

Rasti tregon gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare ku 12 zonja kanë qëndruar tre ditë në burg. Sheh vetëm dy rrugë për të mbijetuar, njëra largimi nga Shqipëria dhe tjetra është krijimi i mundësive të tilla për të siguruar bukën e gojës.

Ato nuk kishin dijeni, kanë ardhur për të pastruar sherebelëm por sapo kanë ardhur janë arrestuar dhe e kanë kuptuar se bëhet fjalë për diçka të paligjshme. Të gjitha gratë janë liruar me përjashtim të njërës që mbeti në burg.

Vendimi do apelohet për ata në arrest shtëpie dhe në arrest me burg”, tha një prej avokatëve.

Gjyqtare e çështjes ishte Izabela Radovani, ndërsa prokurore Albulena Kuliqi.

Operacioni u zhvillua me 12 tetor, ku u arrestuan 16 persona. Gra nga Tirana, Kamza dhe Fushë Kruja kishin udhëtuar drejt Shkodrës për të punuar me kanabis sativa.

Ato u kapën në banesën e 31-vjeçarit Pjetër Gjoni, në fshatin Bardhaj e cila ishte kthyer në një laborator të kultivimit të bimëve narkotike.

Punën e paligjshme ua kishte gjetur 42 vjeçarja nga Tirana Danjela Hasani, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale.

Masat e sigurisë

1-Zef Gjoni, 56 vjeç, banues në Bardhaj, arrest shtëpie

2- Pjeter Gjoni, 31 vjeç, banues në Bardhaj, arrest në burg

3- Elvis Gjoni, 24 vjeç, banues në Bardhaj, arrest shtëpie

4- Roland Gjoni, 22 vjeç, banues në Bardhaj, arrest në burg

5- Flora Gjoni, 29 vjeçe, banuese në Bardhaj, detyrim paraqitje

6 – Antoneta Gjoni, 55 vjeçe, banuese në Bardhaj, detyrim paraqitje

7- Danjela Hasani, 42 vjeçe banues ne Kombinat, Tirane, arrest me burg

8- Drita Cuni 45 vjeçe, banues në Kamëz, detyrim paraqitje

9-Dorentina Hoxha 34 vjeçe, banues ne Mamurras, detyrim paraqitje

10- Franga Gini 52 vjeçe, banues në Kamëz, detyrim paraqitje

11- Hurme Bafti, 47 vjeçe, banuese në Kamez, detyrim paraqitje

12- Mimoza Hoti, 51 vjeçe, banues në Kombinat, detyrim paraqitje

13- Elida Doku 43 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, detyrim paraqitje

14- Blerina Meta, 37 vjeçe, banues në fshatin Fushë Krujë, detyrim paraqitje

15- Valbona Haka, 45 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, detyrim paraqitje

16- Fatime Baftaj, 53 vjeçe, banues ne Kamëz, detyrim paraqitje

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *