JiL.al - Jeto i Lumtur

Sara Hoxha shkëlqeu në “DWTS”, por reagimi i vajzës së saj kur e pa në ekran preku rrjetin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja shokuese në Francë, ku trupi i një 12-vjeçareje u gjet i copëtuar brenda një valixheje.

Mediat franceze raportojnë se trupin e të miturës e gjeti një i pastrehë, në Paris, i cili kishte gjetur valixhen pranë banesës së familjes së vajzës, të mbuluar me disa çarçafë. Menjëherë pas kësaj ai njoftoi policinë.

Sipas uniformave blu, koka e vajzë ishte e prerë nga pjesa tjetër e trupi, në të cilin kishte mbishkrime të pakuptueshme. Priten rezultatet e autopsisë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur realisht me12-vjeçaren.

Nga ana tjetër, pas zbulimit të rastit, një banor i zonës ka treguar në polici se një grua i kishte kërkuar ndihmë për të transportuar një valixhe të rëndë.

E mitura ishte denoncuar e humbur nga prindërit pasi ajo nuk u kthye në shtëpi pas mësimit si zakonisht, ndërsa policia ka sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ajo kalonte për të shkuar në shkollë.

Sipas një prej fqinjëve që e kishte parë vajzën para se të zhdukej, ajo dukej mjaft e shqetësuar ndërsa ishte nën shoqërinë e një gruaje të re.

Scroll to Top