
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në afërsi të zonës së quajtur Dobaj.
Nga informacionet e para mësohet se një automjet ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, raportohet për disa të plagosur.
Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet përë ngjarjen.